Në Britaninë e Madhe shënohet rekord historik i temperaturës më të lartë
Temperaturat në Mbretërinë e Bashkuar kanë kaluar mbi 40C në Heathroë për herë të parë ndonjëherë, sipas të dhënave të hershme të Met Office.Temperatura prej 40.2C është regjistruar në orën 12:50 të pasdites së sotme dhe sinoptikanët presin që temperaturat të vazhdojnë të rriten, shkruan The Guardian.Maria Neira, drejtoreshë e shëndetit publik në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, paralajmëroi se kombinimi i valëve të të nxehtit dhe ndotjes mund të përkeqësojë sëmundjet e frymëmarrjes. Ajo rekomandoi gjithashtu që njerëzit të kalojnë të paktën disa orë në ditë në një hapësirë me ajër të kondicionuar për të reduktuar stresin e nxehtësisë në trup