Fondi për Sigurime Shëndetësore paguan 2.3 milionë euro për dy ditë – Plakiqi nuk është në dijeni
Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kanë pasur akuza në drejtim të drejtorit të Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi. Ndaj tij, pozitë e opozitë kërkuan sqarime rreth shpenzimeve milionëshe dhe pagesat që janë kryer brenda vitit nga ky Fond,Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, prezantoi disa pagesa që janë kryer nga ky Fond për spitalet private në Kosovë. “Por për këto shpenzime që i paraqiti Dreshaj, nuk ishte fort në dijeni Plakiqi. Ai deklaroi sot se Kosova ka fonde të pashfrytëzuara në vlerë prej 1.4 milionë euro.Sipas tij, ka shumë borxhe potenciale, por shtoi se Fondi ka rreth 2 milionë euro para të gatshme në llogari për t’i paguar ato por që sipas tij, nuk ka asnjë vendim zyrtar nga institucionet për borxhe.Këto deklarata Plakiqi i bëri gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.Tutje Plakiqi i ka quajtur spekulime hulumtimet e bëra në medie para pak javësh lidhur me keqpërdorimet në këtë Fond.Plakiqi ka thënë se të gjitha këto, siç i ka quajtur ai, spekulime, të premten do t’i dërgojë në Polici e Prokurori.Deputeti i GP të VV-së, Haxhi Avdyli tha se fondi vepron sipas Ligjit për sigurime shëndetësore. “Me çfarë baze ju e keni futur shtetin tonë në borxhe”, pyeti ai. Për këtë Plakiqi pati një përgjigje. “Ne nuk e kemi futur shtetin në borxh, neve na ka fut në borxh QKUK dhe MSh. Bordi i trajtimeve jashtë është kompetentë për aprovim dhe refuzim të kërkesave për subvencionim”, tha ai.