Moti në dy ditët e ardhshme, këshillohet të mos qëndroni në kontakt direkt me rrezet e diellit
Moti në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vapë, kështu njoftoi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius.Indeksi UV do të jetë në vlerat ekstreme, prandaj këshillohet respektimi i IKSHP nga ora 10-16 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit ose të bartim masat mbrojtëse.
“Edhe ditët tjera parashihen të jenë me vapë prandaj kujdes për gjitha moshat, sidomos shtresa e popullatës që kanë probleme me sëmundje kronike. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit”, thuhet në njoftim.