“8 deputetë të koalicionit qeverisës duan t’i bashkohen LDK-së”, në VV-në thonë se s’kanë informacion për deklaratat e Gashit 
Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari thotë se s’ka informatë dhe se s’ka parë indikacion se deputetë të koalicionit qeveritar duan t’i bashkohen grupit parlamentar të LDK-së.Kusari tha se në grupin parlamentar të LVV-së s’ka pasur “kurrfarë indicie” për largim.“Jo nuk e kam as informatë, as indikacion… Te grupi ynë paralamentar nuk ka pasur kurrfarë indicie të deputetëve që mund të largohen”, tha ajo për Express.Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha të mërkurën në mbrëmje se 8 deputetë të mazhorancës kanë shprehur interes t’i bashkohen kësaj partie.“Ka plot indikacione, ka lëvizje e interesime të deputetëve që të vijnë në grupin parlamentar të LDK-së. Janë të paktën tetë deputetë që kanë shpreh interes”, ka thënë Gashi në Debat Plus.Ai tha se Qeveria mund të bie “në vjeshtën e vonshme” dhe se “ka pasur lëvizje brenda koalicionit