Skenarët e zbuluar…..Shkruan;Petrit Dibrani

                 Disa, “profesor e analist” me parashikime e zbulime të skenarëve të parapregatitur nga krerët e shtetit serb, ndoshta janë të hutuar nga shumë ngjarje dhe të ndikuar nga i nxehti i këtyre ditëve, shkruajnë dhe pretendojnë se po zbulojnë, duke harruar se asgjë e re nga qëllimet shekullore të Serbisë, s’po ndodhë!
 
 
Dëshira dhe tentimi i Serbisë për të rindezur konflikt në Kosovë, nuk është i sotshëm po i kahmotshëm.
Të thuhet se Serbia ka marrë, urdhër nga Putini për rindezje të ndonjë konflikti në Kosovë:
Nuk është skenar i zbuluar, mirëpo thënje qesharake e profesorit të hutuar.
 
               Shkrimet e profesorëve me parashikime e zbulime të skenarëve të pregatitur nga Serbia, nuk janë asgjë tjetër veçse, egoja e tepruar për të qenë të ekspozuar në publik, me shkrime, parashikime e zbulime, duke harruar se egoja e tepruar, nuk e bën njeriun EMPATIK!
Sikur njëher të vetme, ndonjë skenar të kishit zbuluar – ARSIMI, s’do ishte në gjendje të mjerë, me student t’cilët nuk janë në gjendje një ESE për t’a shkruar dhe mos të flasim për Matematikë, apo lëndë të tjeta shkencore.
Puna, djersa, mundi dhe suksesi i secilit profesor është; i diplomuari me ndjenjën për atdhe dhe dije për krijimtari.
Profesor me dy rreshta të shkruar dhe asnjëher, asgjë duke mos zbuluar.