Rrebeshe shiu e rrufe, ky është moti për sot
Të dielën pritet të depërtojnë masa më të freskëta ajrore, duke sjellë destabilizim të motit.Nën këto kushte, moti parashikohet me diell dhe vranësira, të cilat gjatë orëve të pasdites pritet të marrin karakter zhvillimi dhe të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh.