Ky është i arrestuari për sulmin seksual ndaj 12 vjeçares në Prizren

Policia në Prizren ka arrestuar të dyshuarin për sulm seksual ndaj 12 vjeç ares. I dyshuari i përfshirë në këtë rast është F. Berati, shtetas i Shqipërisë. Ai po dyshohet se e kishte prekur në pjesët intime vajzën e gruas me të cilën bashkëjetonte në prani të saj. Kjo e ka shokuar dhe tmerruar nënën, e cila e ka raportuar rastin dhe ka dëshmuar para hetuesve se si ndodhi ngjarja ndodhi në banesën e tyre. Pasi është marrë deklarata e nënës së vajzës, e mitura është dërguar për ekzaminime mjekësore dhe më pastaj që të dyja janë dërguar në përkujdesje institucionale. Ndërkohë që me t’u përfunduar procedurat policore, me urdhër të prokurorit, 33-vjeçari është arrestuar .