Reshje shiu gjatë kësaj jave në Kosovë, paralajmërohen përmbytje  

                                            Ulje e temperaturave dhe të reshura shiu ditëve të ardhshme. Në fundjavë priten reshje më të dendura shiu, lokalisht mundësi për përmbytje, parashikon “Prishtina Weather”.10.08.2022 – Përgjatë pjesës së dytë të javës, mbeten ende parashikimet për një mot më jostabil, ku nga dita e premte edhe priten më shumë gjasa për të reshura shiu. Së pari si rrebeshe me bubullima, e përgjatë fundjavës reshje paksa më të vazhdueshme shiu. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive, e nuk përjashtohet mundësia që lokalisht mund të vije deri tek përmbytjet.Edhe ditën e hënë mbetet mot jostabil, me mundësi për rrebeshe e bubullima orëve të pasdites. Temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme në fundjavë.Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira. Nën kushte të motit me më shumë vransira dhe më të freskët, edhe koncentrimet e ozonit sipërfaqësor mund të jenë më shumë në vlera të pranueshme.Niveli i rrezikut nga rrezet ultravjollce, do të jetë mesatarë. Në këto raste vlejnë rekomandime që të kërkojmë më shumë hije orëve të mesditës. Vetëm në raste kur rreziku është i lartë, si ditën e premte, atëherë duhet kufizuar aktivitetet në ambiente të jashtme orëve të mesditës.

Datat:

11.08 – Kryesisht me vransira, ditën edhe intervale me diell. Përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebeshe shiu.

12.08 – Ngrohtë, kryesisht me vransira. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE