E diela  poetike e 7 poezive me 7 poete:Valbona Ahmeti

 VESË MËNGJESI

————————–

Rrahin ombrellën ca pika shiu

Një pikë n” faqe do t’ jem unë

Do rrëshqas si vesë mëngjesi

Ta freskoj të prushurën buzë

Ti do ikësh kur shiu ndalet

Lumë do të shtohet malli im

Në çdo cep nata do të shtrihet

Yll i fikur pa tëndin përqafim

Kur do të zgjohesh herët n’ agim

Do hedhësh hapin fluturim

Si një bletë plot nektar

Më ëmbëlson buzën e tharë

Valbona Ahmeti

—————————————