E diela e 7 poezive me 7 poet:Gëzim Ajgeraj
NË PRITJE TË FJALËS
————————————-
gjithë ditën e lume
e grimë pritjen alpeve
për një fjalë
u dogjëm për të lumen
që nuk erdhi
e kush se përcolli
nga andej
askujtë si shkoi ndërmend
as su kujtua
të na niste pakë mall
krahët iu than pritjes
e ra në pikëllim
dikush po i kursen ato
për njëqindmotëshin
e botës tjetër!