E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve:Brixhilda DEDE

E TASHMJA GREMISET, NDÈRTUAR TÈ ARDHMEN

————————————————————————–

Zbrazëtia vakum e tè tashmes ndjek gjurmët e sè ardhmes,

Si një demon mantelesh tè errèt ferrit tè çon.

Ndërsa ka perëndim, ka lindje.

Kryeneçe , si sfide besueshmërie trurin viral përhumben nè

ekuilibrin e qetësisë shpirtërore.

Lidhi fijet e zemrës me tè mijat.

Ndërsa gjaku im nè arteriet e tua tè kullojè shuar iluzionet e vjetra,

Pafajësisë ti kthehemi.

Te pres,

aty ku azgje nuk ekziston veç rrahjes sè zemrës dhe puthjes sè kurmit kaltërsive.