E shtuna poetike me poeten:Marigona Zekaj 

ASGJË S`MBETI E BUKUR

—————————————-

E bukur është sa s’ka

Më pas mall më e pa

Me buzëqeshje të mbuluar

Në çdo gjë fallco e ndërtuar

Me flet ëmbël në sy

Me buzëqeshje e plotë tradhëti

Ka rroba të karakterit plot

E ti zgjodhe zhveshjen e kotë

E drejta të bën më zë të fortë

Në padrejtësi zgjedh heshtjen

Liri sa s`ka më në jetë

Dhe rrugët e mbuluar me ar

Ti fshehesh pas mjegullës

Aty ku s’ka kush për të parë

Të drejtën për jetë

Ti ia merr vetes jetën

Të drejtën për realitet

Ti e zgjedh gënjeshtrën.

&    &   &   &

GJILPËRA E PLAGËVE

—————————————–

Mos mu ndryshk gjilpërë

Se s`ka kush plagët të m`i shëron

Mos vdis nëna ime

As të metat më s`ka kush

Të m`i mbulon

Plagët e jetës s`kam kujt më

Për t`ia thënë

Të tjerët më qeshin

Nëna t`i rrëmben

Të ftohtit e acari

Kur shpirtin e mbulon

At shpirt prej bore

Moj nënë ti ma shëron

Ka më u zhvesh trupi

Ka më u zbulu turpi

Nëna me nder e dashuri

Na përkundi

Jeto gjilpërë edhe ca vite

Pres m`i qepë plagët

M`i mbulo të metat

Që kam berë

Më mêso te vdes me bes e nder!

Marigonakz