Çaste poetike me poeten;Nasia Xhemalaj
SA E DESHA SOT DETIN…
—————————————–
E desha shumë detin sot, tek pashë një nënë,
që gëzimi e kish marrë në krah, në dallgët e tij,
tek shihte birin trevjeçar që mësoj not,
dhe me ecejaket e krahëve të vegjël, valët i lumtur përshkonte.
Deti ishte i qetë, dhe valë i ngrohtë,
nesër mund mos të jetë kështu,
një erë mjafton dhe vala bëhet dallgë,
dhe në stuhi nxjerrin gjuhët me shkumë.
Buza instinktivisht më qeshi ëmbël,
ju bashkua zemrës së saj në dallgët e gëzimit,
e pëshpëritëm përbrendshmi—Biri im, paç krahët e forta,
për të kaluar dallgët e mëdha.