Çaste poetike me poeten;Eva Zoto
Po të ishte
——————————
Po te ishte toka letër,
shuk do ta mblidhja ne dore
aty ,emrin tënd mbaj shkruar
me minuta dhe me ore.
Po te ishte qielli fushe
plot me lule, lulebore,
pak nga pak e për çdo dite,
me to do t’ thurrja kurore.
Po te ishte deti mjaltë,
hoje – hoje neper vale,
buzët do mbaja tek ti
pa te dale, ku te dale
Po te ishte shiu kënge,
pika pika ne çdo note,
dashurinë, qe kam per tija
s’di ne do ta shprehja dot.
Po te ishte era poste,
ta shpërndante gjithë andej
dashurinë qe kam per ty,
te gjithë botes do ja them.
Po te ish mendimi ure,
te kalonte, drejt ne zemër,
nuk e di se c’do te beja
veç për ty te shtrenjtin, Emër.
Po te ishte dashuria, gjak
, te lëvrinte ne deje
bashke me te do qarkulloja
s”doja gjë tjetër, veç teje
Autore Eva Zoto