Qeveria nuk ua ekzekuton pagat shërbyesve civilë në Prizren, flet kryetari Shaqir Totaj
Ministria e Financave nuk i ka ekzekutuar pagat për të gjithë punëtorët e sektorit publik.Kështu ka bërë të ditur ministri i financave, Hekuran Murati në një konferencë për media.Pagesat për shër0byesit civilë nuk janë bërë në Komunën e Prizrenit.Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic, krytari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.Ai thotë se për grevistët nuk janë bërë pagesat, gjë që e ka quajtur vendim të njëanshëm të qeverië.“Nuk kam informatë të plotë, por për aq sa kam, nuk janë ekzekutuar pagat për shërbyesve civilë të cilët janë në grevë. Punëtorët, shërbyesit civilë janë të punësuar të Komunave, andaj veprimi i tillë i qeverisë është i njëanshëm, dhe si i tillë është i papranueshëm dhe nuk është mënyrë e mirë për të zgjidhë mosmarrëveshjet”, thotë Totaj.Ai për Gazeta Blic thekson se një gjë e tillë po ndodhë për herë të parë në Kosovën e pasluftës, derisa shton se me grevistë duhet biseduar dhe duhet gjetur kompromis.“Me grevistë duhet biseduar dhe unë besoj se mund të gjendet kompromis. Vlen të theksohet se një veprim i këtillë i njëanshëm për herë të parë po ndodhë në Kosovën e pasluftës, dhe nuk është shembull i mirë”, deklaron ai.