Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe MIT, po vazhdon me punimet në realizimin e projekteve.

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren, po vazhdon me punimet në realizimin e projektit të rindërtimit të rrugës Reçan – Lubinjë e Poshtme – Lubinjë e Epërme.
Me gjatësi prej 8.45 kilometrash, projekti përfshin asfaltimin e 33,500 m², vendosjen e rreth 100 pilotave nëntokësor për evitimin e shembjeve të tokës si dhe ndërtimin e urës dhe lëshesave që shërbejnë për degëzimin e ujërave atmosferike.
Ky investim i Komunës së Prizrenit, në bashkëfinancim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, do të krijojnë rrugë më të sigurta, lidhje më të mira si dhe zhvillim për banorët e Zhupës! Thuhet në njoftimin e publikuar nga kryetari i komunës Shaqir Totaj.