Denjësisht shënohet  dita e parë e Epopesë së UÇK-së së  Vërrinit

              Nga sot, për tri ditë radhazi shënohet Epopeja e UÇK-së në Vërri Njëra nga epopetë e lavdishme të UÇK-së është ajo në Vërri, kështu me rastin e përvjetorit të 24 të kësaj epopeje, sot filloi me 1 shtator deri me 3 shtator , ku  të ketë një varg përkujtimesh . 24 Vjetori i e Epopesë së Vrrinit e cila ndodhi në datat 1 , 2 ,3 ,4 të Shtatorit të vitit 1998 , në kujtim të saj sot  filloi me  homazhe në  varrezat e  dëshmorëve në Landovicë  e ku  ishin kryetari i i komunës  së Prizrenit Shaqir Totaj, nënkryetari Kujtim Gashi  kryesuesja Antigona Berisha Krasniqi  përfaqësues e anëtarë të  OVL e UÇK në Prizren dhe shoqata të dala nga lufta dhe  shumë  qytetarë. Me këtë rast ne emër të shoqatat  të dala nga lufta   ka folur Selim Krasniqi/ Baca/ kryetar i OVL- së në Prizren i cili  ka  evokuar kujtime  të tija edhe si pjesëmarrës.

                Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj me këtë rast  tha se  fal gjakut të këtyre sot jemi këtu dhe  kjo është  data  sublime e lirisë dhe vazhdoi .Kryesuesja e kuvendit Antigona Berisha Krasniqi  me këtë rast edhe njëherë  rikujtoi se kjo datë  ka simbolikën e  vete lirisë.

Derisa në emër të  dëshmorëve dhe heronjve  ka  folur  e bija e  Heroit të kombit Xhevat Berisha, e bija e cila  ka kujtuar   heroim se si një ditë  para  rënies ishin  bashkë.

Pas kësj buqeta lulesh u vendo pranë shtatores së Heroit Selajdin Berisha.tek shtatoja e Heroit Xhevat Berisha.Në orën 12:00 homazhe pranë lapidarit në Fshatin Kushnin.Në orën 12:30 homazhe në varrezat e Dëshmorëve ne fshatin Lez si dhe pranë lapidarit në fshatin Lez./Rtv ‘’Besa’’

————————–