Blerim Latifi: Mosekzekutimi i pagave për mësuesit e përpjekja me e diskreditu Rrahman Jasharajn janë marrëzi

                                 Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë se mosekzekutimi i pagave për mësuesit në fund të muajit është marrëzi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Ai ka kritikuar edhe zyrtarët e Vetëvendosjes që drejtuan akuza ndaj kryetarit të SBASHK’ut, Rrahman Jasharajt.“Marrëzia tjetër: përpjekja me e diskreditu kombëtarisht kryetarin e sindikatës së mësuesve. Tjetra: përpjekja me i denigru vetë mësuesit, duke i fy në mënyrat më të ulëta të mundshme. Mosekzekutimi i pagave për mësuesit në fund të muajit është marrëzi, pa asnjë dyshim”, ka shkruar Latifi.

Postimi i tij i plotë:

                          Mosekzekutimi i pagave për mësuesit në fund të muajit është marrëzi, pa asnjë dyshim.U tha se një gjë e tillë e paska edhe një bazë ligjore. Por janë disa situata morale kur rregulla ligjore dhe drejtësia nuk përputhen me njëra tjetrën, i kundërvihen njëra tjetrës, dhe kjo me pagat e mësuesve bën plotësisht pjesë në këto situata. Drejtësia, para se të jetë rregull pozitive, është kategori morale, e lidhur në mënyrë të pandashme me dinjitetin e qenies njerëzore. E ky dinjitet shembet për tokë kur njeriut që e pret me padurim pagën në fund të muajit, i thua se nuk ka pagë për ty.Marrëzia tjetër: përpjekja me e diskreditu kombëtarisht kryetarin e sindikatës së mësuesve. Tjetra: përpjekja me i denigru vetë mësuesit, duke i fy në mënyrat më të ulëta të mundshme.E thotë Fridrih Niçe diku: kur përpiqesh të mbrosh një marrëzi përfundon duke i bërë dhjetë marrëzi të tjera.