E shtuna poetike me poeten:Adelina XHAFERI
PENG
——————–
Nën zërin e psalmeve t’murgut dit’pakt’
t’pëshpërita t’më rrëmbeje kur t’piqeshin qershit’
e t’dehur dashurie t’ishim ne t’ikurit e Trojës.
Sa t’çmendur kisht’ soditur dhe kjo e fundit.
E di?
Shum’ her’ i pata folur Trojës për ty.
I thosha dhe asaj se ti do m’doje
e nga dashuria dhe brinjën tjetër do ma jepje
pa bota, sërish le t’digjej e tëra
sa her’ n’prekje fundshpine do lexonim ëndrra.
…Pastaj…
nat’ për nat’ t’thash’ dhe ty
se brezat ashtu t’humbur s’do ken’ fjalë për ne,
dhe po t’ua lëm’ mbi gjoks mëkatin e s’martës,
andaj, dashuri le t’jet’ gjithçka jona!
E di?
N’psalmet e radhës do dëgjosh për mua.
Peng për ty dhe Trojën.