E diela e 7 poezive dhe 7 poetëve; Rudi BERISHA
NË KOKË MBAN PLISIN SI NJË KURORË BARDHËSIE
(Bekim Berisha-Abeja)
1.
Lëviz era e flladi bie mbi fytyrë të trimit
Hapin e bënë nëpër dritë të hënës së qiellit
Nata kthehet në krisma lufte për liri e atdhe
Bekim Berisha po rrugëton me pushkë në dorë
Nëpër tokën e bekuar e të pagëzuar Kosovë.
Nuk ka djall që e frikon trimin e betuar në flamur
Abeja në shpirt e zemër mban ngjyrën kuq e zi
I fut frikën armiqve serbo-sllav Karpateve të mallkuar
Që po duan të mbajnë tokën tonë të pushtuar me luftë
E lufta e shqiptarit përherë ka qenë goditje për armiq.
Abeja që nga pluhuri ngritët për t’i dal zot atdheut
I etur e i mbushur zjarr baruti që të godas armiqtë
Goditja e tij ishte rrënim e rrëzime për dhé të hijeve
Të sllavo-serbëve e të hapave të tyre me gjak fëmijësh
E trimat si Abeja i dalin në ballë e luftojnë për çlirim.
Malet lartësohen e toka mbushet me këmbë çlirimtari
Abeja po ecë andej nëpër shtigjet e shqiponjave të atdheut
Në kokë mban plisin e bardhë por si një kurorë bardhësie
Në gjoksin e ti ka gjakun e shqipeve mbi kodra e bjeshkë
Më shkronja të arta Bekim Berisha qëndisi Mëmëdheun.
2.
Jeta si dhimbet trimit për çlirim dhe liri të atdheut
Vdekjen e shkruan Abeja në gurin e bardhë me gjak
E gjaku kthehet në forcë për rrugëtimin e çlirimtarëve
E mbi tokën tonë në mëmëdhe po lindin lulet e kuqe
Të ujitura me gjak për lirinë që presin për të marur nuse.
Juniku t’i ruan gjurmët e luftës tënde o komandant
Kur në Dukagjin po këndohet kënga me tinguj çiftelie
Nën zërin e bukur të këngës shqipe dëgjohen krismat
Dëgjohen krismat e pushkës tënde Bekim Berisha
Që me breshëri plumbash po dridhje një Serbi.
Mbi tokën e Junikut nëpër çdo shteg të vjetër
Janë hapat e tu prej një çlirimtari të betuar në fitore
Që në gjoks përjetësisht mbajte flamurin kuq e zi
Me atë flamur që në ditën e rënies e ngritjes tënde
Të mbuluan fytyrën ty o dëshmor Shqipërie.
Kur që nga nisja ju ishit mbuluar me bardhësi
Në kokë mbanit shallin e një rugovasi të vjetër
Që ai shalli i bardhë të jetë paqe për të përjetësisht
Kur në rënin tuaj Abeja dëshmor për çlirim dhe liri
Të mbuloi trupin tuaj të përgjakur me një bardhësi.
Mbi baltën e atdheut tani të shtruar me kocka guri
Gjaku i trupit tënd Bekim ka ujitur ato rrugë atdheu
Sot ju jeni kthyer në dritësim e frymëzim për ne
Nga veprat tua e trimëria juaj si një luan i vërtetë
Që frikën se dite e vdekjes i the ti mirë-se-vjen Unë jam Bekim Berisha-Abeje që luftoj për atdhe