Dragash/ Arrestohet i dyshuari i cili hyri në llogaritë e rrjeteve sociale të disa femrave
Një person është arrestuar në Dragash të martën rreth orës 16:00 nën dyshimin se kishte siguruar ilegalisht qasje në llogari të rrjeteve sociale të disa femrave.Sipas policisë, të dyshuarit i është konfiskuar telefoni si provë materiale, ndërsa ai është dërguar në mbajtje. “Dragash (NN) 06.09.2022-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në llogaritë e rrjeteve sociale dhe ka arritur të marrë qasje në disa llogari të cilat i përkasin disa viktimave femra. Si dëshmi materiale është konfiskuar një telefon. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./