Çaste poetike me poeten:-Asja MULGECI

MURANË E AKULLT
——————————-
Mbi paterica ecën koha,
ditë’netët streçojnë qerpikve borë;
mes nesh, muranë e akullt, ngrihet bota
asgja nuk frymon si ma parë,
krah’norit zemra mezi bzanë.
E shkuemja digjet si kujtim,
heshtja nuk mban anë.
Ndoshta asgja nuk vdes prej heshtjes,
as vdekja vet…
veç sa mbledh frymë për nji agim t’ri
edhe nën akull fara rrin gjallë,
pret t’shplohet dielli me u ringjallë përseri.
Anipse çdo fund, asht nji udhë e msheftê,
ndoshta na çon kah nji fillim tjetër,
koha nuk haperon, veç me na tretë,
por na mson me u ba dritë, përtej vetes!
/QendraPress/