Çaste poetike me poeten;Zamira AGALLIU
Zilia e smira natën të lenë pa gjumë
—————————————————
Një copë tokë, e vetëm dy pëllëmbë
Do të marësh me vete ti që mjeriun sulmon
Shpirti ka dal nga trupi yt e më nuk dhemb
E veç dhimbje mbjell e dhimbje dhuron
Hije e zezë mbete, kuçedër që frikën kall
Intrigat e tua enden në shtatë koka
O magjistarkë që “bukur” hedh fall
Mendon se nga ti varet e gjithë Bota
Mediokre, të shkurtër e ke shikimin
Nepërkë e helmët, e gjatë si kobra
Në zjarrin tënd do të mbytësh pendimin
Nuk mposhtet prej teje Amazona
Zilia e smira natën të lenë pa gjumë
Shkëlqimi ty të vret, e t’verbon sytë
Ti një gjarpër që fle syhapur nën gunë
Dije se, një ditë bishti yt do t’mbyt