Çaste poetike me poeten:Erieta Koliqi GAJTANI

Nëse diçka…..

———————————-

Nëse diçka ose dikush vjen në jetën time nuk është rastësisht.

Kështu që i lashë të hynin.

Nëse diçka ose dikush qëndron në jetën time nuk është rastësisht.

Kështu që i lashë të jenë.

Nëse diçka ose dikush del nga jeta ime nuk është rastësisht.

Kështu që i nxora jashtë.

Kjo, ndonjëherë, mund të duket e dhimbshme.

Por, me kohën e kuptoj se gjithçka është perfektë ashtu siç është.

/qendrapress.com/