Çaste poetike me poeten:Alma MEHMETI

Si kafenë do të pi

——————————————–

Çdo mëngjes ti je adrenalinë,

Nisem për në punë me të ëmblat puthje,

Më ktheve pas, më solle rininë,

Zoti dëgjoj të mijat lutje,

Nuk di ç’emër të të vë,

Engjëll, flutur apo Hënë,

Ti je magji, mjaltë, dashuri,

Zemrën thellësisht ma ke zënë,

Unë jam skllavi jot i lumtur,

I verbër, i dashuruar marrëzisht,

Nëpër rrugë pa dalje kam humbur,

Ti luan me mua, më jepesh tërësisht,

Unë si kafenë të pi çdo mëngjes,

Ti je buton që ndez veç shpresë.

&    &    &    &

ËNDRRA TË THËRRMUARA

———————————————–

Përse djajtë na kanë zënë me gurë,

Në netët e errëta mbuluar vetëtimash?

Ne presim ti japim dorën njëri-tjetrit,

Ëndrra të thërrmuara, që formë nuk marrin,

Edhe zemrat tona kanë humbur formë,

Në lot trishtimi janë kthyer…

Shpresa kacavirret në mure imagjinatash,

Pa arritur kurrë në destinacion,

Shpresat tona as humben, as vdesin,

Plot aroma lulesh presin, agimin pranveror…

/qendrapress,com/