Çaste poetike me poeten:Hidajete HASANI
Shiu
————————-
Në ngrohtësinë e dhomës
Dhe tingujt e një kitare
Gjeta një kujtim të fshehur..
Më humbi në magjinë e shpirtit.
Ishte mesi i ditës
Shiu bie pa ndalë
Ëndërrimet i shkundja
Në verandën time
Lutem shi lag çdo gjë
Veç lotin joo
Ai lehtëson dhimbjen
Dhe zbraz zemrën
Çudi shiu lag
Me shumë njerëzit
Që meritojnë Diell
Ashtu e ndieja
Shiu ështe margaritar
Aty ku prek fal ngjyra
Me tingujt e tij
fal heshtje e mall,
Kujtime & gjumë
Shi te dua sot
Andaj fleni më pak Ëndërroni më shumë