Çaste poetike me poeten: Gjelina Maçi KEÇI

BIJA E DIELLIT —————————–


Ajo është e bukur, lozonjare, ëmbëlsirë.
E njeh dhimbjen njerëzore gjer në asht.
Shpirtin e ka si kopsht me trëndafil.
E gjen gjilpërën e vogël edhe në kashtë.

Ai flenë i qetë pranë frymës së saj,
Ajo, e pagjumë bën dialog me hënën.
Kur shikon yjet, lumturohet si zanë,
Se ai me siguri ia ka marrë zemrën.

Atje në botë të saj e fton diellin,
Mëngjesit të vesuar i dhuron ëmbëlsi.
Ajo është dashuruar me jetën, me qiellin,
Shpejton ditës t’i falë vetëm mirësi.

Habitet ai, se ku e merr gjithë këtë forcë,
Në sy e shikon, e donë me gjithë shpirt.
Nuk e din që femra është qenie e forte,
Kështu ai nga ajo merr gjithnjë dritë.

Ajo sydiellta gëzon dhe kur bie shi,
Me shpirtin luftarak kalon çdo mur,
Bija e diellit është mbushur me dashuri,
E shpërthen në ngjyra si zambak në gur.