Çaste poetike me poeten:Fatbardha AMZAJ 

Thinjat

————————

Thinjën e bardhë e dua,

Ajo… kurrë nuk më plak ,

Duket e bukur, brilante,

Ajo…tregon vite larg…

Rrudhat më zbukurojnë,

Më shtojnë buzëqeshjen pa fund,

Ato…tregojnë heshtur vitet .

sa shumë kam qeshur, sa shumë..

Thinjat e bardha i dua …

Në rrënjë kanë histori,

U linda me flokë të zeza,

Do tretem me thinja fisnikéri…

&    &    &    &   &   &

Djema

———————-

Mos rrini o djema ,

o të bukurit e dheut,

Punoni , ku mundni,

me djersën e ballit,

Nga qielli s’u vjen,

buka dhe paret,

Punoni, punoni…

si kanë bërë të parët.

Puna është nder,

puna të forcon,

Ajo të nxjerr në dritë,

të lodh dhe të çlodh,

Veç me djersë balli ,

me lodhje pafund,

Ti ndihesh krenarë,

fle dhe të zë gjumë..

Jo në kafene,

as me jetë nate,

Me rroba firmato,

apo nëpër pabe…

Zgjohuni të rinj ,

Zgjohuni të reja,

Punoni ku mundni,

t’ju rri plot kuleta..

Mos rroni nën hijen,

e nënës dhe babait,

T’u zbrazni xhepat,

motrës dhe vëllait,

Bëhuni “të gjallë” ,

kurrë… parazitë,

Ndizeni zjarrin,

mos e lini të fiket..

Kur të merrni paret,

nga puna me nder,,

Paret do kurseni ,

nuk do t’i harxhoni,

Se me djersë i keni,

nga lodhja juaj,

Do ja dini vlerën,

“nga kallot” në duar..

Mos shikoni larg,

tej oqeanit,

hije bëni këtu,

te juaji vatani,

Pranë gjakut ruaj,

Pranë miqësisë ,

Jo në vend të huaj,

Në zjarrin e shtëpisë…