Lotët e Erëza Shalës, në ditën e nusërisë.

0

    Në ditën e  nusërisë   bija e  Dëshmorit  Liman  Shala, nga  Jeshkova , e bija Erëza  Shala,  mes  lotëve  e duke u dridhur dora e shpirti ka shkruar këta rreshta, që ne vete kanë  një mal dhembje. “QendraPress” ka vendosur  pa asnjë.ndërhyrje ta botojë këtë letër .  

        “Babi unë bija jote e vogël tani mëu rrita pa të takuar asnjë.herë pa te pa dhe pa të prqafuar ,me mungesën tënde asnjeherë nuk u mësova dhe nuk do mundë e mesohem .

Babi ti me ke munguar cdo herë në cdo moment gëzimi hidhërimi ,mërzije ,lumturije nuk ke qenë, pranë, meje dhe nuk pata mundësi ti kaloja këto momente me ty .

Zoti me sprovoj me sprovën e Prindit shpresojë dhe lutem që ti të jesh krenar me mua asgjë tjeter nuk dua .

E di është. shumë e veshtirë ta mendosh jetën pa ty, mire po duhet të pajtohem me fatin tim dhe të jetojë me shpresën se një ditë. do behemi bashkë. .

Babi e di që ti nuk ishe me mua në hapat e para te jetës kur bëja nuk ishe aty të me kapje dorën dhe të me thojë forca bija ime ngrihu do ja dalësh .

Nuk ishe me mua dhe në ditën e parë të shkollës sime të me thoje se sa i lumtur je që tani po fillojë të mesoj për një jetë dhe të bëhem dikush në të ardhmen .

Mungove në momentet kur përballesha me vështëirsitë ne jetë do doja që në ato momente të kapja doren tende dhe të përqafoja te them

Mungove në. momentet kur përballesha me vështirsiët në jetë. do doja që në ato momente të kapja dorën tënde dhe të perqafoja të them kam dhe unë një dorë e cila me mbron dhe më ndihmon me bë.në të ngrihem dhe me lartë të vazhdojë përpara të ngrehi kokën lartë .

Do doja që netet që kaloja duke që të ishe aty të me fshije lotin me duartë e tua dhe të flisnim së bashku .

Gjithmon kam pasur dëshirë si fëmijët e tjerë një herë të më ledhatojë flokët dhe un të ndihesha e qetë pranë teje .

Babi tani dhe unë po martohem dhe po fillojë nje jetë tjetër shpresojë dhe lutem që të. me japesh bekimin tëndë nga atje lartë pasi qe ketu ste kam afër dhe të lutem Babi je i lumtur me mua do të dua deri sa Allahu të na takoj se bashku në Ahiret.

Babi nuk merzitem pse dhe jetën për Liri por pse nuk me percolle nuse .

Mungove ne ditën me të rendesishme për mua ,Mungojë po atë ditë kur kisha me se shumti nevojë për ty .

Mungesën tënde nuk mund te zëvendësoëj askush dhe pse me mua këtë ditë nuk ishe pranë fizikisht shpirtërisht te kisha gjithmonë. me shumë malalemë.drideht doar kur shrujë.  unë bija  jote Erza Shala jam bijë e dëshmorit tw lirisë.  Liman Shala nga  Jeshkova  legjendare”/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *