E shtuna poetike me poeten:Albina TREBICKA
EJA EDHE TI…
—————————————–
Ma puthi vjeshta lotin e tharë
Fshirë me një gjethe të verdhë
Në vjeshtë erdhi puthja e parë
Edhe ndarja… në vjeshtë.
Më puthi vjeshta qerpikun
Tek stoli, ku uleshim dikur
Mbuluar me gjethe të thata
Shtegtoi puthja,s’di se ku…
Eja mik edhe ti…
E përqafojmë vjeshtën bashkë
Të kujtojmë puthjen e parë
Dhe me vjeshtën ti shko prapë
A.Trebicka 21.09.2022