E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve:Kimete Osmani BEQIRI
Kosova ime
—————————-
Kosova ime e dashur
Për ty shkruaj me krenari
Je në zemrën dhe mendjën time
Dritë për sytë̈ e mi.
Për ty fjalët, dëshirat
Nuk ndalën kurrë̈
Në vendin e vetë
Peshon secili gurë.
Kudo nëpër Botë
Degët ke lëshuar
Sa na lumturon
Kosovë tokë e bekuar.
Dua t’jesh shembull i mirë
Jo vetëm për Ballkanin
Edhe kënga kur na pëlqen
Themi lëshoja zanin.
Je thesar i vërtetë
Je vendi më i bukur në Botë
Fatmirësisht nuk e them vetëm unë̈
Në këtë Tokë.
Në rrethana tjera
Je vajza e mbretit
Çdo kush të lakmon, të don
Me t’pas afër vetit.
Je gjigante
Në vlera
S’mund t’mos e kthesh kokën
Kur fyen era.
(IP)
(Ripostim)