Totaj takon kryetarin e Parlamentit të Landit të Austrisë së Ulët — flasin për zgjerimin e bashkëpunimit kulturor e ekonomik
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në takim miqësor delegacionin austriak parlamentar të Landit të Austrisë së Ulët (Niederösterreich/Lower Austria), të udhëhequr nga kryetari i Kuvendit të këtij landi, Karl Wilfing, i shoqëruar dhe me Ambasadorin Austriak në Kosovë, Christoph Weidinger.Fillimisht, Totaj i njoftoi mysafirët për jetën multidimensionale në Prizren, pasi, diversiteti kulturor e social është vlerë e padiskutueshme e qytetit të Prizrenit.Ndër të tjera, u diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit me Austrinë, me theks të veçantë zhvillimin ekonomik, ku kryetari Shaqir Totaj, shprehu gatishmërinë për pritjen e investitorëve të huaj, meqë, Komuna e Prizrenit gëzon hapësirë të duhur dhe fuqi të kualifikuar punëtore.
Sporti dhe muzika ishin gjithashtu tema të bisedës, pasi, Qeverisja Lokale me investimet në kulturë e sport do ta fuqizojë potencialin e të rinjve të Komunës së Prizrenit.