Çaste poetike me poeten:Marigona ZEKAJ

DIKUSH I BUZËQESH JETËS

————————————-

Sot buza mu vu në gaz

Por më buzëqesh s`guxoja

Sa shumë po më qesh zemra

Nesër ndoshta do e pagoja

Më besoni sa jam e lumtur

Dhe vetes nuk dua me ia pranu

Nëse gënjehem sot a nesër

Siç jam mësuar me jetu

A është shkak fati

Apo njerëzit nuk e di

A është e ndërlikuar jeta

Për këtë gjë ndoshta s`po di

Me këta lotët u mësova

Se ma mirë që po ndihëm

Po më shoqërojnë nëtët

Me hënë edhe bashkë

me errësirën

Apo lënë dhembje e mërzi

Apo më harron mua veç sot

I them më lë në një qoshe

Thonë sikur ajo nuk jeton dot

Dikush u mësua me dhimbjen

Një jetë të tërë ëndrrash

Dikujt nuk i dha asgjë kjo jetë

Vetëm mërzi e vrerë të vërtetë

Dikush po i buzëqesh jetës

Me dashje apo pa të

Dikujt jeta ia dha dhimbjen

E dikujt fare asnjë gjë.

Mkzekaj 03.10.2022