Duke u nisur nga këto, LVV ende është larg plotësimit të kushteve për të udhëhequr Kosovën

0

           Ruzhdi Gashi ,avokat se  mundet ta rrëzoje  Lëvizja VV, qeverinë  Hoti? Ai pohon: – “LVV jo vetëm që nuk mund ta rrëzoj Qeverinë Hoti por as që e mendon seriozisht këtë.

      LVV, ka qenë dhe ka mbetur vetëm një grupim kundërshtues i çdo gjëje në Kosovë, duke filluar që nga kundërshtimi i luftës për çlirimin e Kosovës në vitin 1997-1999, kuptohet nga udhëheqësi i saj, pastaj ka refuzuar Konferencën e Rambujes në vitin 1999 që solli Lirinë, Konferencën e Vjenës 2005 që solli Pavarësinë, bashkëpunimin me SHBA që solli krijimin e Ushtrisë në vitin 2019 e deri te refuzimi i Konferencës së Washingtonit të 27 qershorit 2020, që do të sillte rrumbullaksimin e shtetësisë së Kosovës, antarësimin e Republikës së Kosovës në OKB, BE dhe NATO. Kjo i bie që, LVV ishte dhe mbeti vetëm lëvizje anti-thaçiste. Të gjitha këto janë shtylla bazë të ekzistencës së Shtetit të Kosovës.

     Prandaj, si e tillë, LVV u tregua se, ishte dhe është kundër Republikës dhe kundër Amerikës. Mungesa e këtyre pikave kyçe në programin e saj, e bënë LVV jo të denjë për të udhëhequr me vendin dhe, si e tillë, as nuk mundi ta mbaj pushtetin  më shumë se 50 ditë pas zgjedhjeve të 6 tetorit të 1919. Kjo as nuk mund ta rrëzoj Qeverinë Hoti, por as edhe të qeverisë Kosovën në rrugën e saj perëndimore-veriatlantike në bashkëpunim me partnerët tanë strategjik, SHBA.

    LVV duhet, ose të shkatërrohet ose të reformohet thellësisht dhe të definohet qartë lidhur me katër çështjet e cekura më lartë që të bëhet parti politike kosovare që, e njeh Republikën  e Kosovës, e njeh UÇK dhe vlerat e UÇK dhe drejtuesit e saj, i njeh dhe pranon bashkëpunim miqësor me SHBA si bashkëçliruese dhe bashkëthemeluese e Republikës së Kosovës.

     Duke u nisur nga këto, LVV ende është larg plotësimit të kushteve për të udhëhequr Kosovën dhe në këtë kuptim, as për të menduar seriozisht për ta rrëzuar Qeverinë Hoti. 

Sa për atë që nuk i ka votat, nuk po flasim se, ajo veq dihet, me 30 vota nuk rrëzohet Qeveria në Kosovë. /qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *