Çaste poetike me poeten: Brixhilda DEDE
DËSHIRË MISTIKE
——————————–
Shpesh zemërohem me ty.
Largësia më bën të fantazoj.
Dhe pse e di xhelozia simbiozë e keqe është.
Të bukurën shkatërron.
Zënkat, pauzat e vogla lindën,
Njeriu të kuptojë,
Sa e rëndësishme është prania e tij,
apo mungesa e saj,..
Është frymëmarrja ime, brenda teje.
Është, gjithçka adhuroj.
~~~~~~~\~\~~~~~~
ÇUNAME
————————-
Puhizë tufanesh veshur të bardha, ikona jote intime.
Në një tjetër yjësi të harruar,
flakë qiejëzuar.
Larg, vigut hipokrisian të dyzuar.
Çuname nxorën rrënjë pemësh,
Morgje njerëzish krijuan.
Semaforëve shëmbëllimi yt shfaqej,
Mes syve dritësuar.