Çaste poetike me poeten;Lumturi Lume PLAKU 

Agimi sot në qytetin e Cremonës

——————————————

erdhi pak ndryshe, sikur t’ish perëndim,

dielli çan lart dhe pse retë vetull zeza,

i dalin përpara ta mbështjellin në gji.

O diell vjeshtor, që të dua aq shumë,

sot ndritma ditën e bëma pasqyrë,

shoqëromë në gëzimin, që unë përjetoj,

se më në fund mbas tre javësh, po kthehem në shtëpi.

Kam nisur që dje, si një lum fjalë shumë,

për secilin të derdh falënderime të merituar,

për sjelljen, shërbimet me buzëqeshje mbi buzë,

që bashkë me mjekimet ndihmojnë për tu shëruar.

Të përshëndes o Cremonë, o qytet i bukur,

me kulturë të lasht, vend i popullit bujar,

mirë u pafshim herë tjetër vetëm për të mira, me ecjen time pa dhimbje, siç ecja më parë.

Të mërkurë të bukur o miqtë e mi!

….Lumja