Çaste poetike me poeten :Albina TREBICKA
NË SHTËPINË E TË MOSHUARVE.
————————————————–
Mëngjeset zgjohen trishtueshëm
Kur mbrëmjet flenë të mërzitura
Mendimet heshtin mbi rënkimet
Shpresat tkurren të nemitura…
Ëndrrat e tyre të lëna vite prapa
Dhimbje të harruara tani zgjohen
Miqësi të vjetra të lëna përgjysmë,
e këmbengulje të kota u kujtohen
Premtimet absurde tani tallen
Dëshirat e çastit janë arratisur
Buzëqeshjet kanë ngelur fotografive
Shpresat e lodhura i kanë braktisur
Pendimet pa vlerë rënkojnë…
Liria e dashurisë s’u sjell më jetë
Sa më pak vite-jetë kërkojnë…
S’i ngroh dielli,as lekët në kuletë.
…janë të lodhur të ëndërrojnë
duan vetem ilace e doktorë …
A.TREBICKA. (ripostim)…në kujtim të një mikes time,që jetoi vitet e fundit aty…