Çaste poetike me poten:Ganimete Jakupi DEMIRI 

SHPRESAT MOS I HUMB…

—————————————-

Asnjëherë mos u dorëzo,

Gjithnjë për synimet e tua lufto

Sa herë jeta të goditë pafund,

Shpresat tek vetja mos i humb.

Gjurmëve të jetës ecë pa përtu,

Disa janë barriera e disa duhen kalu,

Kur ke besim të arrish një synim,

Do t’ia dalësh padyshim.

Sa herë të kritikojnë e të paragjykojnë,

Mos vrisë mendjen nga këta individë,

Se shumë prej tyre duan të jenë si ti,

Por kur nuk munden – flasin “terr e zi”.

Puno në heshtje e pa fjalë,

Suksesi fletë vetë për punë të mbarë,

Njerëzit modestë asnjëherë nuk bëjnë zhurmë,

Për punën e tyre flitet çdokund.

Puna jote tregon – kush je ti,

Si në moral e si në dituri,

Disa e kanë më lehtë të kritikojnë,

Se për vete asgjë nuk përparojnë.