E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve;Korça BIBJANA
Takomë
———————————–
Takomë në mesnatë ,
në pyllin e ëndrrave të mia
Prek prushin e fjetur
në thellësi të shpirtit tim,
të ndezim zjarrin,
e të numërojmë yjet
që shkëlqejnë mbi pyje…
Ti vetëm takomë…
E nëse nuk
takohemi
ja kemi besuar fjalët
ujrave të ndryshme
Unë ja besova lumenjve
E tuat lundruan detrave
Sentencat nuk ndryshojnë shumë
Poezia përshkon
të gjithe qiejt ,
dhe flet gjuhën e çdo zemre
Ka të njëjtat rrahje,
dashuri dhe lotë,
nëse ne nuk takohemi .
Ndoshta ja kursejmë lotët,
e takohemi në ënderrat
e mëndafshta …
Ndoshta nesër apo dje
sēshtë çudi…
/www.qendrapress.com/