E mërkura poetike me poeten:  Mimoza Bici

Unë shoh bukur

——————————- 

Sot,

ditë e qetë mendimesh

u mblodhën në një kosh

për ti marrë më pas

makina e mbeturinave

çfarë u hodhën dje….

Të gjitha ditët kështu përfundojnë

Premtimi mbetet oaz i pashkelur

ku lind fjalën ëndërr.

Ajo që më bën të qesh

Janë sytë e tu në më afrofshin ëmbëlsi

siç shijoj unë

Një lule e tharrë

se kish mundur të çel

Një fëmijë tek rritet

a do rritet!

Sforcat janë sfid

E në fund

mundesh me qesh me veten

botës së kllounizuar

Unë shoh bukur

Aty ku të tjerët nuk munden

Kjo,

se e kam në zhvillim

syrin e shpirtit

A e dini ?

Kam aq vuajtje,

e lodhur

e pabukur

E në fund

Të gjithë më adhurojnë.

E padukshmja ime godet

Formohet imazhi i ri tek ju

E në fund qesh

Se edhe ky mendim

do bjerë në mbrëmje mbi kosh… por…

Ditë pushimi

makina e mbeturinave parkuar

do të mund të ler pak më shumë imazhin e ri

Kushedi

diku mund të futet në zemër

duke bërë dashuri

Eja pra …