Çaste poetike me poeten; Mimoza Eliona OSMANI
Përshëndetje miq të dashur!
—————————————–
Veç në qiell!
Mes heshtjes , ti më the më shumë …
se ndjenja, ishte e vërtetë,
me varka buzësh, vjen tek unë
unë mes dy sysh të erdha, jetë…
Harrove zemrën ,zemrës time,
unë shpirtin ,përmbi tëndin shpirt
veç qiellin zgjidhje për takime,
se veç në qiell ndiejnë dashuritë…
MOZA