E marta poetike me poeten: Anila TOTO 

Çast paqeje

———————-

Mbi dorën tënde e vura faqen

Si për të heshtur gjithë mendimet

Nga vjeshta jonë janë mbushur parqet

Me gjethe nga kujtimet.

(Dhe fleta pakëz për tu çliruar,

Ah sikur të vija nga një stinë tjetër)

Më thuaj: Përse ndihemi të lënduar?

Për shira qenkam e etur!

Por ti, ngadalë në ballë më puthe

I zhduke shirat, gjethet, parqet

Përballë një mal I madh e i butë

E unë në një çast paqeje.

Anila Toto

/www.qendrapress,com/