E marta poetike me poeten:Razielda Hitaj

 Pres e pres

—————————-

Lart te kroi,dridhet trupi

Një pikë ujë ulem të pijë

Shallin…çiftosur te supi

Pres e pres dikë

*.

të vijë S’di pse loti. ..këtë herë

Ngriu si kokërr kulumbri

Rrezje ……diellit pa lerë

Më kreh’..livadhis në gji

*

S’ngjitem…..dot te ulliri

Se kam pirë pakëz verë

Dy shegët kuqur te gjiri

Ec provoi…te lisi i prerë

*

Yjet lart …..vesonin vesë

Loti ngriu….qiri mbi letër

Hëna shkoi mbrapa resë

Si magji,kjo puthje vjetër

*

 Po erdhe…….beso në zot

Dimrin do ta bëj pranverë

Pa mëkate….s’rrojmë dot

Dil një herë….. si një herë

/www.qendrapress.com/