E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve ;Valbona Pasha KORDHA

Ndjeva vjeshtë!

——————————————-

Ndjeva sot mëngjesin tek zhurmonte në lotët e vjeshtës

Retë e dendura e të përhirta rëndonin qiellit në pluskim

Dielli humb spektrin,në qelit e mjegullnajave ,

Trishtohet, i humbur nga gritë.

Tis i lehtë resh vallzojn mbi avujt e tokës

Bulëzojnë mbi trupat ende të nxehtë të verës

Pemët lahen e ngjyrosen në shi te etura

Tek -tuk era shkëput gjethen e zverdhur

Zhurmat e erës, shiut më zgjojnë kujtime

Përtej melankolisë dehin dashurinë

Si lulet e vjeshtës ndezin zjarrin e shpirtit

Në tisin e saj , portokalli!

Erërat çirren bëjnë si të tërbuara

Retë parkojnë maleve shtëllungë në gri

Krehin e lajnë kreshta e larta,pluhuruar

Për vellon e bardhë të dimrit të ri./V.P/

/qendrapress.com/