E premtja poetike me poeten: Kumrie Avdyl SHALA
BUZË MALIT
————————-
Buzën e malit e putha,
rrëzë lumit të thatë u shtriva ,
E rrezet ma ngrohnin,
ashtin e thyer copë-copë.
Pastaj e kapërdiva kafshatën,
esëll isha atë ditë.
Hijet ma zunë pritën,
hapat se ç’mi ndaluan,
nga tuneli pa dritë.
Nën pemën ku pushoja,
një çukapikth degën vrimëzonte.
Hija e krahëve të tij,
lulet i freskonte.
E putha buzën e malit,
Aty në degën e thanës,
Që e para lulen qelë,
Dhe e fundit frytin mbledhë.
/www.qendrapress.com/