110 vjetori i Pavarësisë, bashkon sot kuvendarët e Kosovës e Shqipërisë
Në shënim të 110-vjetorit të pavarësisë Shqipërisë, sot në Tiranë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë. E diela e 27 nëntorit i bënë bashkë, nga ora 10:00, kuvendarët nga Kosova e Shqipëria në Parlamentin shqiptar në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë.Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.Fjalë rasti aty do të kenë edhe dy shefat qeveritar nga Kosova e Shqipëria, Albin Kurti dhe Edi Rama.Gjithashtu fjalime do të kenë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të të dyja Kuvendeve, Kosovës dhe Shqipërisë.Pas kësaj, parashihen edhe aktivitetet të tjera Kulturore, është bërë e ditur nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës.Kjo është agjenda e mbledhjes së përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë: