E diela e 11 poetëve, me poeten; Meri BO

Vargu i munguar, imi varg

———————————–
Çuditshëm, i lodhur
Palidhur..varg pa varg
Varg ndër varg.
Shpërthyes, trishtues
I ndrojtur, i çrregullt
Me pak fjalë.

Ashtu..
Rrëmujë..
Si imja jetë..
Për dashurinë
S’kanë ngelur më fjalë.
Thurur mjaft bukur.
Nga të dashur e poetë.

Humbur, përhumbur.
Ndër te miat fjalë
Kaq di, veç mirësi të fal!

/www.qendrapress.com/