Larg vendlindjes!!

————————————

Vite larg..po më shkon jeta.

Larg vendlindjes,ku u rrita.

Këtu erdha,me flok të zeza.

Malli ..më mbushi me thinja.

Kujtimet.. më sjellin mbrapa.

Ku kafen,me shije e pija.

Kur ulesha..aty te shkalla.

Gëzoja..kur vinte bija.

Kur dilja,lart në ballkon.

Hidhja sytë..larg nga baçeja.

Pemët mbushur,plot me kokrra.

Prisnin..të vinin fëmija.

Vitet larg,nga vendit tim.

I kujtojë..e mallëngjehem.

Aty isha ,tërë gëzim

Këtej lotët,kurrë nuk mu shterën.

/www.qendrapress.com/