E shtuna poetike e mesdhjetorit me poeten;-Brixhilda DEDE
DIMËR I SAJUAR
—————————————
Dimër i sajuar, a s’ më thua,
Përse vesh gjithmonë pallto gri?
Përse vëngër përplas dyer
e shqyen dritare shpirti?
Unë me zjarrin e zemrës ngrohem,
Se pyje të tërë u dogjën e hare.
Grasatoj e vais kyçe,
Jam njeri, njeri me halle.
Ç’ farë gjynahesh paskam bërë?
Mbetur jam pa ujë e dritë.
Dashuri fala veç në jetë,
Të verbëritë dhënë të mijat sytë.
Thashetheme mos na sill,
Je bërë stinë mëkatare.
Si kusi e çpuar derdh ndryshqe,
përzierë lot e plagë vrastare.
Mos më nxirr jashtë kufijve, si ciklon e babëzi.
Rrënjët aty kam denbabaden.
Mërguar, larg,..
Me gjakun tënd në gen.
/www.qendrapress.com/ ———————————————–