E shtuna poetike e mesdhjetorit me poeten;-Laureta POGA 

DASHUROJ….

——————————–

E pyeten një te moshuar

_ A ke dashuruar ?!

Ne jete je lënduar ?!

Ke derdhur lot për dashurinë e humbur ?!

Tani qe u rrite…

dhe vitet curk kullojnë…

A dashuron ?!

Po, kam dashuruar..

Për një vashe..

shume kam lotuar .

Me iku larg..

Me la te vetmuar…

Jam lënduar !

_ Tani…

DASHUROJ

këtë GRUA….

“Prek nazet e saj ..

çdo mëngjes…”

Ledhatoj thinjat…

Ndiej buzëqeshjen e saj…

Me lumturon kur me thotë :” I dashuri im…

Mirëmëngjesi !”

AJO…

me rinon…

Çdo gjë te trishtuar .

me te .

e harroj !

Po, DASHUROJ !

/www.qendrapress.com/